Volkswagen po shqyrton tri mundësi për Seat-in, për shkak të konkurrencës gjithnjë e më të fortë nga makinat kineze.
Mundësia e parë: mbyllja e plotë e markës dhe përqendrimi te Cupra. Mundësia e dytë: integrimi i Seat-it me Cupra-n, edhe pse kjo konsiderohet pak e mundshme.
Mundësia e tretë dhe më realiste: Seat të shndërrohet në një markë të lirë, në stilin e Dacia-s, duke ofruar makina më të përballueshme.
Ky ndryshim do t’i mundësonte Volkswagen-it të konkurronte me marka si BYD, Chery dhe MG, të cilat po fitojnë gjithnjë e më shumë terren në Evropë.
Seat prej vitesh ka pasur mungesë investimesh dhe modelesh të reja, ndërsa Cupra ka marrë pjesën më të madhe të vëmendjes së grupit. Megjithatë, mbyllja e Seat-it mund të ishte një gabim strategjik, pasi do t’ua linte prodhuesve kinezë një pjesë të rëndësishme të tregut të makinave të lira.



