Klubet saudite me interesim të madh për transferimin e Lewandowskin gjatë verës
K

Klubet saudite me interesim të madh për transferimin e Lewandowskin gjatë verës

Robert Lewandowski vazhdon të jetë në qendër të interesimit të klubeve saudite, të cilat nuk e kanë larguar aspak nga radari sulmuesin e Barcelonës.

E ardhmja e yllit polak po ndiqet me vëmendje, ndërsa mundësia e një largimi gjatë verës mbetet e hapur.

Sipas TeamTalk, klubet e Superligës Profesionale Saudite, Al-Ittihad dhe Al-Shabab, po monitorojnë nga afër situatën e Lewandowskit, duke synuar një transferim të mundshëm si lojtar i lirë në afatin e ardhshëm veror.

Sulmuesi polak është përfshirë në listën e rreth 50 yjeve me profil të lartë që Liga Saudite synon t’i transferojë në një ofensivë të madhe merkatoje, e planifikuar pas Kupës së Botës 2026.

Në garë për shërbimet e 37-vjeçarit është futur edhe Diriyah FC, klub që aktualisht garon në nivelin e dytë të futbollit saudit.

Megjithatë, interesimi i tyre varet drejtpërdrejt nga mundësia e ngjitjes në elitën e futbollit saudit.

Ndërkohë, edhe nga Shtetet e Bashkuara ka interes konkret, klubi i MLS-së, Chicago Fire, ka shprehur dëshirën për të nënshkruar me Lewandowskin, por klubet saudite synojnë të përfitojnë nga fuqia e tyre e madhe financiare për të fituar garën për firmën e sulmuesit të Barcelonës.

TË FUNDIT