Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se mëngjesin e sotëm, në disa pika kufitare të Kosovës, pritjet për dalje po zgjasin deri në 90 minuta.
Situata më e ngarkuar është te pika kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdarë, ku kolona e mjeteve arrin deri në 700 metra, përcjell AutoPortali.
Edhe në Jarinjë ka fluks të shtuar, me pritje prej 30 deri në 40 minuta dhe kolona prej 500 metrash.
Në pikat tjera kufitare qarkullimi është i qetë, me pritje minimale prej 3 deri në 5 minuta, si për automjetet ashtu edhe për kamionët.




