Kolona të gjata në disa pika kufitare
K

Kolona të gjata në disa pika kufitare

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku dalja e automjeteve shkon deri në 180 minuta dhe kolona arrin rreth 1200 metra.

Kolona e gjatë është raportuar edhe në Merdarë, me pritje nga 90 deri në 120 minuta dhe kolonë po ashtu deri në 1200 metra në dalje, përcjell AutoPortali.

Në Jarinjë, pritja në dalje është 35-40 minuta me kolonë rreth 400 metra, ndërsa në Hani i Elezit pritja është më e shkurtër, por ka kolonë deri në 30 metra.

Edhe në Mutivodë, dalja e automjeteve shënon pritje deri në 30 minuta me kolonë rreth 50 metra.

TË FUNDIT