Kolona të gjata në pikën kufitare te Dheu i Bardhë
K

Kolona të gjata në pikën kufitare te Dheu i Bardhë

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata po regjistrohen te pika kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët në dalje nga Kosova po përballen me pritje deri në 90 minuta.

Ndërsa në pikën kufitare të Merdarës, pritjet për dalje variojnë nga 60 deri në 90 minuta, ndërsa te Jarinja pritjet shkojnë deri në 30 minuta, përcjell AutoPortali.

Në pikat e tjera kufitare qarkullimi po zhvillohet normalisht, pa kolona të gjata.

TË FUNDIT