Komuna e Prishtinës i lëshon tetë leje për taksi
K

Komuna e Prishtinës i lëshon tetë leje për taksi

Komuna e Prishtinës ka publikuar listën e personave që kanë  fituar lejen për ushtrimin e veprimtarisë afariste taksi kompani dhe taksi individual.

Në këtë listë janë emrat e tetë personave apo kompanive.

“Komisioni për shqyrtimin e kërkesave për pajisjeve me leje për ushtrimin e veprimtarisë afariste taksi kompani dhe taksi individual sipas Vendimit nr.14-020/04-94898/23 të datës 11.05.2023, ka vërtetuar se këta aplikues kanë plotësuar kushtet e thirrjes publike të datës 27.12.2023”, thuhet në njoftim. /Express/

TË FUNDIT