Komuna nuk lëshon pe: Autobusët nga Podujeva për në Prishtinë veç deri në stacion (VIDEO)
K

Komuna nuk lëshon pe: Autobusët nga Podujeva për në Prishtinë veç deri në stacion (VIDEO)

Greva e linjës së transportit Prishtinë-Podujevë dhe anasjelltas po vazhdon që disa ditë.

E për këtë ka folur Donat Lushaku, zëdhënës i Komunës së Prishtinës, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, përcjell AutoPortali.

Lushaku bëri të ditur se Komuna ka marrë një vendim pas analizës së transportit urban, ku theksohet se është e nevojshme të barazohen të gjitha qytetet në trajtimin e transportit publik pa krijuar diferencime.

Sipas Lushakut,  shtoi se siç ndodh në qytetet e tjera si Vushtri, Mitrovicë, Pejë dhe Gjilan, e kështu me rradhë edhe linja Podujevë-Prishtinë do të zbarkojë vetëm në stacionet e autobusëve dhe jo brenda qytetit.

Ndiqni intervisten e plotë, në videon e mëposhtme:

TË FUNDIT