Ekipi i Kosovës deri tani në LO “Parisi 2024” ka fituar dy medalje, një të bronztë dhe një të argjendtë.
Kjo e bën, vendin tonë t’i prijë listës së shteteve ballkanike me më së shumti medalje të fituara deri tani.
Aq sa Kosova, ka edhe Turqia, një të argjendtë dhe një të bronztë.
Kurse, shtetet si: Rumania (të artë), Sllovenia (të artë), Kroacia (të bronztë) dhe Serbia (të artë) kanë nga një medalje të fituara deri tani.
Shtetet e tjera, si Shqipëria, Bosonja, Bullgaria, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut ende s’e kanë fituar asnjë medalje.



