Më 25 deri më 27 prill 2024, në Zagreb të Kroacisë, do të mbahet Kampionati Evropian i Xhudos për seniorë, njofton Federata e Xhudos së Kosovës.
Distria Krasniqi dhe Flaka Loxha ndeshen ditën e parë, kurse ditën e dytë ndeshen Akil Gjakova dhe Dardani Cena, derisa Loriana Kuka do të garojë ditën e tretë.
Në këtë kampionat marrin pjesë 47 shtete, me 427 garues, 240 meshkuj dhe 187 femra.
Ekipi kosovar është nën udhëheqjen e trajnerëve Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi.
Kosova do të përfaqësohet nga këta garues:
Distria Krasniqi (-52 kg)
Flaka Loxha (-57 kg)
Akil Gjakova (-73 kg)
Dardan Cena (-73 kg)
Loriana Kuka (-78 kg).



