Kombëtarja e Kosovës e ka fituar miqësoren e parë në muajin qershor, ndaj Armenisë me rezulat 5:2.
Dardanët ishin dy herë në disavantazh por që arritën të rikthehen në rezultat, shkruan AutoPortali.
Në minutën e 7-të, Saipi portiere i Kosovës shënoi autogol për epërsinë e armenëve.
Ndërsa, rezultati u barazua nga Lumbardh Dellova në minutën e 23-të.
Mysafirët e gjetën përsëri golin e epërsisë me Spertsyan. Ndodhi kjo në minutën e 29-të.
Në pjesën e dytë, Kosova shënoi tri herë.
Fllimisht Vojvoda gjeti golin e barazimit kurse Lindon Emërllahu shënoi golin e dytë 20 minuta para fundit.
E krejt në fund, Albion Rrahmani vendosi për rezultatin finalë 5:2, me dy gola./AutoPortali



