Kosova U19 fiton edhe ndaj Izraelit
K

Kosova U19 fiton edhe ndaj Izraelit

Përfaqësuesja e Kosovës U19 në konkurrencën e femrave ka vazhduar me fitore në kualifikimet në Kampionatin Evropian.

Vashat tona kanë mposhtur 2:1 ato të Izraelit, duke e arritur kështu fitoren e tretë me radhë dhe duke u bërë lidere të grupit.

Fillimisht, izraelitet kaluan në epërsi me anë të Talma Tal, që realizoi në minutën e 36-të.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën filloi edhe rikthimi i dardaneve të reja.

Në minutën e 50-të, Eriona Elezi i barazoi shifrat në 1:1, duke u dhënë më shumë motiv bashkëlojtarëve të saj.

Për t’ia siguruar tri pikë Kosovës U19 u përkujdes Rreze Gashi, që realizoi në minutën e 71-të për 2:1.

Kosova është në vendin e parë me nëntë pikë, Izraeli me gjashtë sosh, ndërsa Luksemburgu dhe Gjibraltari ende pa asnjë pikë.

TË FUNDIT