Kosova U19 në prag të ndeshjes më të rëndësishme
K

Kosova U19 në prag të ndeshjes më të rëndësishme

Përfaqësuesja e Kosovës U19, sot takohet me Slloveninë në kuadër të turneut kualfikues  për Evropianin e këtij viti, që do të mbahet në Irlandën e Veriut.

“Dardanët” e rinj me të drejtë ëndërrojnë kualfikimin në Kampionatin Evropian, megjithëse nuk varet gjithçka prej tyre.

Kualifikimi tutje i ekipit të udhëhequr nga Adil Maliqi varet edhe nga ndeshja tjetër, mes Austrisë U19 dhe Spanjës U19.

Kosovës U19 i duhet fitorja ndaj sllovenëve, por duhet të shpresojë që Spanja U19 të mos fitojë ndaj Austrisë.

Ndeshja mes Sllovenisë dhe Kosovës do të zhvillohet nga ora 12:00 në Lendava. Në orar të njëjtë do të zhvillohet edhe sfida mes austriakëve dhe spanjollëve.

Në Grupin 1 udhëheq Spanja me katër pikë, e ndjekur nga Kosova dhe Austria me tri pikë, teksa e fundit është Sllovenia me vetëm një pikë.

Vetëm fituesi i grupit kualifikohet për në Evropian.

Kosova në dy ndeshjet e pata ka mposhtur Austrinë (1:0) dhe ka pësuar ndaj Spanjës (1:2).

TË FUNDIT