Kosova U19 shënon fitore edhe ndaj Shqipërisë
K

Kosova U19 shënon fitore edhe ndaj Shqipërisë

Kombëtarja U19 e Kosovës ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi në kuadër të turneut ndërkombëtar që po zhvillohet në Tiranë, nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).

Pas fitores ndaj Moldavisë, të përzgjedhurit e Albert Bunjakut dolën fitues edhe në derbin ndaj Shqipërisë U19, duke triumfuar me rezultat të ngushtë, por të merituar 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores për Dardanët e rinj e realizoi Medjen Llumnica në minutën e 74-të të takimit, duke vulosur një paraqitje solide të skuadrës kosovare në këtë mini-turne përgatitor.

 

Ndeshja u nis me këtë formacion nga përzgjedhësi Bunjaku:

Lindsay Gutaj, Floni Selimi, Medjen Llumnica, Rinor Rexhepi, Engjell Krasniqi, Albert Rrahmani, Omer Bajraktari, Endrit Hasanmetaj, Valon Cena, Rin Ahmeti dhe Fatjon Haxhiu.

Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe:

Reis Paci, Diart Gashi, Leart Salihu, Leandro Maksutaj, Gentian Dushaj, Arlind Qela, Omer Shala, Erion Hoti, Melvin Hoxha dhe Anik Vitija.

Pas përfundimit të sfidës, Albert Bunjaku shprehu kënaqësinë për rezultatin, por theksoi se ende ka vend për përmirësim në lojë.

“Jam i kënaqur me rezultatin, derisa me lojën me dhe pa top vetëm pjesërisht. Mendoj se kemi bërë një hap të mirë përpara. Nuk është ende gjithçka ashtu siç dua unë, por jemi mirë të përgatitur për ndeshjet kualifikuese. Dua të falënderoj stafin tim dhe djemtë për angazhimin, kohën dhe energjinë e shfaqur në këto dy ndeshje,” deklaroi Bunjaku.

Këto dy ndeshje miqësore në Tiranë i kanë shërbyer stafit teknik për të vlerësuar formën e lojtarëve dhe për të bërë përgatitjet finale në prag të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U19, që zhvillohen në muajin tetor.

TË FUNDIT