Kosova U19 sot e zhvillon ndeshjen e parë në “Elite Round”
K

Kosova U19 sot e zhvillon ndeshjen e parë në “Elite Round”

Përfaqësuesja e Kosovës U19 nga 18 marsi është duke qëndruar në Slloveni, atje ku deri më 26 mars do t’i zhvillojë ndeshjet e fazës ‘Elite Round’ për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024.

Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 1, ku janë edhe Spanja, Austria dhe Sllovenia. Kjo e fundit është nikoqire e turneut kualifikues.

Ndeshja e parë do të jetë në ditën e sotme, me djelmoshat e Kosovës U19 që do të përballen me kundërshtarët e tyre nga Austria, duke filluar nga ora 16:00.

Vetëm lideri i grupit kualifikohet për në Evropian.

TË FUNDIT