Çdo javë, Komisioni Evropian përditëson statistikat e çmimeve të karburantit në 19 vende evropiane. Kosova nuk është në mesin e tyre. Kjo u lejon konsumatorëve të krahasojnë çmimet dhe të furnizohen me karburant aty ku është më lirë.
Siç tregojnë të dhënat krahasuese të 7 gushtit, Kroacia është ndër vendet më të lira, por nëse kursimet janë të rëndësishme për ju, duhet të jeni të kujdesshëm, transmeton AutoPortali.
Në shumë vende evropiane, çmimet ndryshojnë nga një stacion benzine në tjetrin dhe shpesh rriten në autostrada. Çmimet e paraqitura në tabelë duhet të kuptohen si mesatare… Për shembull, në Kroaci mund të merrni shumë më mirë se 1.46 euro për Eurosuper ose 1.49 euro për Eurodiesel, nëse mbushni benzinë në stacionet e qytetit ose në rrugën e hapur. Në shumë vende, Eurosuper do të jetë rreth 1.44 euro dhe Eurodiesel rreth 1.46 euro për litër.
Çmimet aktuale të karburantit në 19 vende evropiane




