Kristjan Asllani me mesazh lamtumirës për tifozët e Interit
K

Kristjan Asllani me mesazh lamtumirës për tifozët e Interit

Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani është zyrtarisht lojtari më i ri i Torinos, pas një marrëveshjeje të finalizuar mbrëmjen e së hënës.

23-vjeçari u transferua nga Interi në formë huazimi me pagesë, ndërsa marrëveshja përfshin një të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Sipas marrëveshjes mes dy klubeve, Torino ka paguar 1.5 milionë euro për huazimin njëvjeçar, ndërsa në fund të edicionit 2025/26 ka mundësinë të blejë kartonin e mesfushorit për 12 milionë euro.

Ky lëvizje vjen pasi Asllani nuk arriti të sigurojë një vend të rregullt titullari në formacionin e Interit, përkundër potencialit dhe vlerësimit që kishte marrë në kohën kur u transferua nga Empoli.

Me konkurrencën e fortë në repartin e mesfushës te zikaltrit, kalimi te Torino shihet si një hap i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të lojtarit, i cili ka treguar shpesh cilësi të larta teknike dhe leximi të lojës.

Pas zyrtarizimit të transferimit, Asllani publikoi një mesazh përshëndetës në rrjetet sociale, duke falënderuar tifozët dhe stafin e Interit për mbështetjen gjatë periudhës që ishte pjesë e klubit:

 

Postimi i plotë:

Tifozë të dashur zikaltër,

Ka ardhur momenti të përshëndetemi, dhe besomëni, nuk është e lehtë të gjej fjalët e duhura.

Të vesh fanellën e Interit ka qenë një ëndërr që e kam ruajtur që fëmijë, kur mbështesja këto ngjyra me sy plot admirim.

Sa herë që kam zbritur në fushën e “San Siro”, kam ndier krenarinë dhe përgjegjësinë për të përfaqësuar një skuadër që do të mbetet përgjithmonë pjesë e imja.

Falënderoj Interin që më dha mundësinë ta realizoj këtë ëndërr.

Një falënderim i veçantë për shokët e mi të skuadrës, që nuk kanë qenë vetëm ekip, por një familje e vërtetë, dhe për gjithë stafin që më ka shoqëruar gjatë këtij rrugëtimi.

Gjithmonë jam përpjekur ta nderoj këtë fanellë me përkushtim, sakrificë dhe respekt.

Të gjithëve atyre që më kanë mbështetur, u shpreh mirënjohjen time të thellë.

Po largohem nga Milano, por Interi do të mbetet gjithmonë në zemrën time, sepse kur i dashuron këto ngjyra që fëmijë, nuk pushon kurrë së mbajturi me vete.

Me shumë dashuri, Kristjan

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kristjan Asllani (@kristjanasllani)

TË FUNDIT