Mesfushori gjerman, Toni Kroos është i bindur se e premtja nuk do të jetë ndeshja e tij e fundit e tij si futbollist profesionist.
Ish-ylli i Real Madridit do të tërhiqet pas EURO 2024.
Përpara ndeshjes së të premtes me Spanjën, Kroos tha: “Nuk pres që e premtja të jetë ndeshja ime e fundit. Ka pasur shumë dyshime para turneut. Ne kemi arritur një objektiv të caktuar minimal”, ka thënë veterani i mesfushës gjermane.
“Pavarësisht se çfarë do të ndodhë më pas, nuk do të flitet më për një katastrofë të mëvonshme. Megjithatë, ne i kemi vënë vetes synimin për të fituar turneun”.

“Kjo është pikërisht ajo ku ne donim të shkonim. Por motivimi është ende për të bërë progres të madh. Jam i vetëdijshëm se nuk do të luaj më futboll pas turneut. Por, është ndryshe ta përjetosh momentin. Megjithatë, nuk kam frikë”, ka shtuar Kroos.



