Sonte (e hënë) do të mësohen edhe dy lombëtare tjera që do të kalojnë në çerekfinale të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Gjermani.
Padyshim që me interesim më të madh pritet ndeshja që do të zhvillohet në “Merkur Spiel Arena”, në Dusseldorf, me fillim nga ora 18:00, ku Franca do të përballet me Belgjikën.
Një duel ku përballë njëra tjetrës janë dy emra të mëdhenj të futbollit evropian.
Sfidë shumë interesante pritet të jetë edhe nga ora 21:00 në Frankfurt, ku Portugalia e Cristiano Ronaldos do të përballet me Slloveninë.

Pasi kaluan nga grupi si të parët në tabelë, portugezët kërkojnë të kalojnë tutje pasi janë favorit në letër dhe CR7 është në kërkim të golit të parë.
Ndërkohë Sllovenia synon të shkaktojë befasinë më të madhe deri më tani në EURO 2024, duke eliminnuar Portugalinë.



