Kufijtë pa vonesa, qarkullim i rregullt këtë mëngjes
K

Kufijtë pa vonesa, qarkullim i rregullt këtë mëngjes

Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të publikuara në orën 08:17, në të gjitha pikat kufitare të Kosovës ka pritje minimale si për automjetet ashtu edhe për kamionët.

Koha e pritjes për hyrje dhe dalje varion nga 3 deri në 5 minuta në shumicën e pikave kufitare, ndërsa në pikën kufitare në Merdarë dhe Dheu i Bardhë, dalja për automjete shënon një pritje pak më të gjatë prej 5 deri në 10 minuta. Megjithatë, nuk raportohet për kolona në hyrje apo dalje në asnjërën pikë kufitare, përcjell AutoPortali.

Kjo situatë paraqet një rrjedhshmëri të mirë të qarkullimit dhe nuk kërkon masa të veçanta për udhëtarët në këtë mëngjes.

TË FUNDIT