Kuka e jep lajmin e madh, nis ndërtimi i Qendrës Nacionale të Xhudos
K

Kuka e jep lajmin e madh, nis ndërtimi i Qendrës Nacionale të Xhudos

Kanë nisur sot punimet për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Xhudos, një projekt i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Federatën e Xhudos.

Qendra e re do të ngrihet në zonën ku sportistët kosovarë kanë fituar pesë medalje olimpike, mes tyre tre të arta.

Trajneri Driton Kuka u shpreh i emocionuar përmes një postimi në Facebook, duke e quajtur këtë hap “ndërtimin e një qendre moderne për xhudon”, duke uruar që ajo të sjellë edhe më shumë medalje e suksese.

Objekti pritet të ofrojë kushte bashkëkohore stërvitjeje dhe të shërbejë si vatër për përgatitjen e gjeneratave të reja të kampionëve të këtij sporti. /AutoPortali

TË FUNDIT