“Kulla 2026”, sfida që e duan të gjithë

“Kulla 2026”, sfida që e duan të gjithë

Garues nga Kosova, Shqipëria e sigurisht edhe vende tjera, në këtë fundjavë do ta sfidojnë veten dhe rivalët në shtegun atraktiv të Kullës.

5.6 kilometra rrugë, duke marrë parasysh strukturën e shtegut,  të përshkohen për 03:05.685 minuta duket si çmenduri, por ky është rezultati i arritur nga fituesi i vitit të kaluar, Laszlo Szasz me Reynard.

Nëse do të ketë rekord të ri apo jo është vështirë të parashikohet, por nuk është i vështirë parashikimi që na pret një garë shumë e fortë.

Pjesëmarrësit pa fije dyshime do të japin maksimumin për arkëtimin e pikëve të reja, qoftë për kampionatin vendor, qoftë për atë të FIA CEZ.

Aplikimi për garë vazhdon edhe më tutje, ndërkohë që organizatorët, AK Visari Peja dhe Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK)) janë në përgatitjet e fundit për rrjedhë e përfundim sa të mirë të mundshëm të njërës nga ngjarjet më të mëdha në automobilizmin tonë.

TË FUNDIT