Gati 12 vite pas aksidentit të rëndë në skijim, shtatë herë kampioni i Formula 1, Michael Schumacher, vazhdon të jetë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Sipas mediave gjermane dhe Daily Mail, Schumacher është i shtrirë në shtrat, nuk mund të flasë më dhe ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm nga një ekip prej 15 personash.
Gazetari gjerman Felix Gorner tha: “Ai nuk mund të shprehë më mendimet me fjalë. Është shumë e trishtueshme. Ndoshta nuk do ta shohim më kurrë”.
Familja e tij ka ruajtur privatësinë që nga aksidenti më 29 dhjetor 2013. Gruaja e tij, Corinna, ka thënë më herët: “Ai është ndryshe, por është këtu. Çdo ditë na tregon sa i fortë është. Bëjmë gjithçka që mundemi për t’i siguruar qetësi dhe dashuri”.
Pavarësisht mungesës së informacioneve zyrtare, fansat në mbarë botën vazhdojnë të shpresojnë për përmirësim, ndërsa Schumacher mbetet një figurë legjendare në historinë e sportit.



