Lara Colturi lë pistat e skive për ato të Formula 1
L

Lara Colturi lë pistat e skive për ato të Formula 1

Skiatorja “shqiptare” Lara Colturi, mes përgatitjeve për sezonin e ri, shijon edhe momente relaksi.

Ajo ka qenë fundjavën e kaluar në Austri për të parë garën e zhvilluar në pistën e Spielberg.

Duke qenë se kompania Red Bull është një nga sponsorët e saj, ajo ka qenë e ftuar në bokset e skuadrës austriake për të ndjekur garën. Madje ajo ka dhënë edhe çmimin për garat e kategorive të vogla.

Sipas një postimi që vetë skiatorja 19-vjeçare ka bërë në rrjetet sociale, ajo ka shijuar fundjavën mes pilotëve dhe personazheve të njohura të këtij sporti, kryesisht në bosket Red Bull dhe Ferrari.

TË FUNDIT