Të enjtën e 19 qershorit ka nisur largimi i të gjitha varkave nga territori i Kosovës.
Ky veprim është rezultat i një bashkëpunimi mes autoriteteve shqiptare dhe kosovare, i cili pritet të vijojë edhe në ditët në vijim.
Në këtë kontekst, peshkatarët njoftohen të shmangin përdorimin e varkave me motor apo pa motor në liqenin e Vermicës, sidomos në zonën kufitare, për të garantuar sigurinë dhe respektimin e marrëveshjeve ndërkufitare.




