Laura Fazliu kalon në çerekfinale
L

Laura Fazliu kalon në çerekfinale

Laura Fazliu e ka nisur me sukses aventurën në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’.

Xhudistja nga Kosova e nisi garën nga rrethi i dytë, pasi në rrethin e parë nuk pati nevojë të garojë, duke marrë parasysh se është lartë në ranglistë.

Fazliu u përball me kinezen Jing Tang, të cilën e mposhti pasi ajo mori tre shidove.

Me këtë fitore Fazliu kalon në çerekfinale dhe synon të fitojë medalje olimpike në Paris.

Në çerekfinale të Lojërave Olimpike në kategorinë deri 63 kilogramë Laura do të përballet me francezen Clarisse Agbegnenou.

TË FUNDIT