Arijon Ibrahimoviç edhe zyrtarisht është lojtar i Lazios. Klubi romak e ka prezantuar sulmuesin me origjinë shqiptare, që ndodhej në Romë prej pasdites të së shtunës.
19-vjeçari i bashkohet kështu Hysajt te klubi i Lazios. Marrëveshja u arrit me Bayern Munichut si huazim me të drejtë blerje për shifrën e 8 milionë eurove.
Ky nuk është sezoni i parë për Arijon Ibrahimoviç në Itali. Kjo pasi në të kaluarin ishte pjesë e Frosinones.
Para se të kalonte te ekipi i Bayernit, kishte luajtur me moshat. Ndërkohë për skuadrën U-20 të Gjermanisë numëroi dy paraqitje në nëntor.



