Leao i gëzon tifozët e Milanit
 

 Leao i gëzon tifozët e Milanit

Parakalimi i Juventusit në vendin e dytë të Serie A ishte i suksesshëm. Milani ia ka borxh këtë sprinterit të vet të preferuar, Rafael Leao.

Gjatë festave të Pashkëve, Milani ka zgjedhur të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Kuqezinjtë kanë avantazhin e 6 pikëve më shumë ndaj Juventusit të vendit të tretë për momentin, si dhe janë 14 pikë përpara Romës së vendit të pestë.

Ishte një nga ato mbrëmjet e portugezit, të cilat Pioli dhe fansat kuqezinj i pëlqejnë aq shumë. “Jam këtu me zemër, Milani është shtëpia ime dhe falë këtij klubi jam bërë burrë. Në të ardhmen dua të fitoj diçka të rëndësishme. Gjithmonë përpiqem të bëj më të mirën, sonte luajta mirë, edhe skuadra dha maksimumin. Falënderoj klubin dhe gjithashtu tifozët. Bravo Chukwueze, luajti një ndeshje të shkëlqyer, jam i lumtur për të. Skuadra po bën mirë”, ka thënë Leao pas fitores ndaj Fiorentinës.

TË FUNDIT