LA Laker është eliminuar në play-off, pasi ka pësuar humbjen e katërt nga Denver, skuadër të cilën e mposhti vetëm një herë.
Më i miri në radhët e Lakers sërish ishte veterani LeBron James, i cili në këtë mënyrë e përfundoi edicionin e tij të 21-të në NBA.
Pas ndeshjes, në konferencën për shtyp, ndër pyetjet që iu bënë ishte edhe ajo nëse kjo ishte ndeshja e tij e fundit për Lakers.
“E vlerësoj pyetjen tuaj, por refuzoj të përgjigjem”, ka thënë LeBron, i cili më pas ka shtuar: “Dua vetëm të kthehem në shtëpi, te familja ime. Njëri nga djemtë e mi po mendon nëse do të paraqitet në draft apo të kthehet në shkollë. Djali tjetër luan basketboll në AAU. Vajza ime luan volejboll. Gruaja ime bën gjëra të mrekullueshme. Pra, tani bëhet fjalë për familjen. Pastaj, për disa muaj duhet të shkoj në Vegas për një kamp trajnimi. Po ashtu, duhet të pushoj trupin për Lojërat Olimpike”.



