LeBron James duket se nuk do t’ia dijë për moshën. Ylli i basketbollit amerikan, për të dytën ndeshje radhazi ktheu në mëndjen e tifozëve kohët e tij të arta, duke bërë një tjetër paraqitje spektakolare. Dhe sigurisht, kur “Mbreti” është në formë, siç ndodh thuajse zakonisht, Los Angeles Lakers fitojnë.
Kështu ndodhi edhe në mbrëmjen e fundit të NBA, ku skuadra kaliforniane kaloi një udhëtim të vështirë si ajo në Memphis.
Lakers imponuan diferencën prej 12 pikësh në rezultatin e përgjithëshëm 124-136.
LeBron James mbylli sfidën me treshifror të dyfishtë, 23 pikë, 14 topa të kapur në tabelë dhe 12 asistime për shokët e skuadrës.

Për Lakers kjo ishte fitorja e pestë radhazi, ndërsa kjo është seria më e gjatë pozitive në këtë sezon të rregult të NBA. Nga ana tjetër, LeBron James vazhdon të thellojë rekordin personal si shënuesi më i mirë në historinë e basketbollit amerikan.



