Leclerc i zhgënjyer me atë që po ndodh te Ferrari
L

Leclerc i zhgënjyer me atë që po ndodh te Ferrari

Që pas triumfit në garën e Montekarlo, në shtëpinë e tij, Botërori i Formula 1 për pilotin e Ferrarit, Charles Leclerc, ka qenë një makth. Rezultate  katastrofike në garat e fundit, që s’kanë aspak lidhje me këtë markë e këtë pilot.

Kështu ndodhi edhe të dielën në pistën e Silverstone, me pilotin e “kokëkuqes” që e nisi nga vend i 11-të dhe e përfiundoi garën në vendin e 14-të.

“Ka qenë një makth për tre ose katër gara. Duhet të dalim nga kjo situatë”, tha Leclerc.

Duke iu rikthyer garës së fundit në Angli, ai sqaron: “Me skuadrën nuk arritëm kohën e ndalimit në pit-stop. Edhe strategjia agresive nuk funksionoi dhe më duhej të kthehesha sërish për gomat”.

“E hodhëm garën në kosh me duart tona. Ndoshta mund të kishim marrë vendime më të mira. Jam shumë i zhgënjyer, pasi u bë shumë kohë që po zgjat kjo situatë. Jam i zhgënjyer”, u shpreh Charles Leclerc, që është larg rezultateve të tij.

 

TË FUNDIT