Leclerc ka pak besim që Ferrari mund ta mposhtë McLarenin
L

Leclerc ka pak besim që Ferrari mund ta mposhtë McLarenin

Charles Leclerc, piloti i Ferrarit, ka thënë se është pak e mundur që ata ta mposhtin McLaren-in këtë sezon.

McLaren ka qenë i jashtëzakonshëm këtë sezon dhe ka fituar në 11 nga 14 garat e zhvilluara, duke “cementuar” pozitën e parë si në renditjen e pilotëve, ashtu edhe në atë të konstruktorëve.

Ferrari, nga ana tjetër, nuk ka fituar asnjë garë.

Ata janë ekipi i vetëm mes katër më të mirëve që nuk kanë triumfuar në asnjë pistë, dhe Leclerc nuk beson se ka shumë gjasa që kjo të ndryshojë.

“Nuk besoj se ka ndonjë pistë ku jemi më të shpejtë se McLaren. Ata kanë qenë më të mirët gjatë gjithë sezonit. Red Bull ka pasur ngritje dhe ulje, ndaj janë më pranë nesh dhe Mercedesit, ndërsa McLaren është i vetmi konstant. Për momentin, nuk shoh ndonjë pistë ku mund të jemi favoritë. Shpresoj të befasohem”, tha Leclerc.

Ferrari ka pasur shumë probleme këtë sezon dhe prej disa kohësh madje flitet se Lewis Hamilton mund të tërhiqet nga garat më herët sesa ishte parashikuar.

Askush nuk e priste që Ferrari të ishte në vendin e McLaren-it, por as që do të vuanin kaq shumë dhe që Lewis të mos kishte as edhe një podium të vetëm.

TË FUNDIT