Leclerc nuk e ndjen presionin e Hamiltonit
L

Leclerc nuk e ndjen presionin e Hamiltonit

Fillimi i kampionatit të sivjetmë në Formula 1 e sheh makinën Ferrari në një pozicion të fortë, duke rivalizuar Red Bull, të paktën në tri garat e para sezonale, me një fitore të dyfishtë dhe dy vende të treta.

Gjithsesi, viti aktual rrezikon të jetë një pritje e gjatë për vitin 2025.

Do të jetë pikërisht në atë vit që Lewis Hamilton do të mbërrijë në Maranello si shoku i ri i skuadrës së Charles Leclerc te Ferrari, duke i dhënë kështu fund një eksperience të gjatë me Mercedes.

Shumë janë në pritje të asaj që mund të sjellë ardhja e 39-vjeçarit te “kokëkuqja”.

I pyetur nga CNN nëse ndjen ndonjë presion nga ardhja e 7 herë kampionit të botës, piloti monogask Charles Leclerc tha: “Jo, nuk e ndjej, thjesht dua të bëj punën time. Të bëj më të mirën e mundshme siç kam bërë në të kaluarën. Është objektivi im i vetëm, por kjo nuk do të shtojë presion mbi veten time”.

“Lewis është një kampion fantastik dhe një pilot i madh, por më e mira që mund të bëj është të përqendrohem te vetja, dhe kjo është ajo që do të përpiqem të bëj këtë vit dhe në të ardhmen, siç kam bërë në të kaluarën”, tha Charles Leclerc.

TË FUNDIT