Charles Leclerc u rendit i katërti të dielën në garën e Madrid në Formula 1.
Piloti nga Monako udhëhoqi garën për shumicën e kohës me shpresën që një makinë sigurie të hynte në pistë e të ndërronte gomat, por ajo nuk ndodhi.
“Mund të shpresoja vetëm për një mrekulli, si p.sh. një makinë sigurie apo makina virtuale e sigurisë, siç ndodhi më herët. Për më tepër, ishte një garë e vështirë, makina jonë kërkon shumë angazhim fizik, veçanërisht në një pistë si kjo”, deklaroi piloti i Ferrarit.
“Bëra një segment shumë të mirë me gomat e forta, por isha më pak efektiv me ato të buta, të cilat nuk ishin zgjedhja më e mirë këtu. Nuk është çështje e balancës së makinës. Kualifikueset mbeten problemi ynë”, shtoi monegasku. “Në fund, mund të menaxhoja vetëm diferencën me Russell dhe jo të kapja podiumin. Synimi për podium ishte i pamundur në atë garë, ndaj u përqendrova thjesht ta çoja makinën deri në fund“, deklaroi Leclerc.



