Ish-mbrojtësi brazilian, Cafu, gjendet në situatë të vështirë, ndërkohë që një gjykatë braziliane ka urdhëruar tani që pasuritë e tij duhet të dalin në ankand për të shlyer borxhin. Kështu, vila luksoze e Cafu do të dalë në ankand më 4 prill dhe siç raportojnë mediat braziliane , vlera e saj llogaritet në 7.5 milionë euro.
Megjithatë, nëse vila nuk shitet gjatë ankandit, çmimi i saj do të jetë dyfish më i ulët dhe do të shitet për gjysmën e shumës. Prandaj të gjithë e presin një skenar të tillë.
Vila ka katër kate dhe e gjithë prona ka një sipërfaqe prej 2500 metrash katrorë. Ka gjashtë apartamente luksoze, një fushë futbolli, një kinema, një sauna, një dhomë trofesh dhe shumë objekte të tjera.

Borxhi i Cafu shkon në mbi dy milionë euro dhe problemet vazhdojnë prej pesë vitesh.
Cafu e filloi karrierën e tij në Sao Paulo, më vonë luajti për Zaragoza, Juventude dhe Palmeiras, përpara se të shkonte në Itali ku bëri emër në fanellat e Romës dhe Milanit.
Cafu luajti 143 ndeshje për kombëtaren braziliane.



