Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, ka parashikuar se kush mund të fitojë “Topin e Artë” për këtë vit.
Sulmuesi polak deklaroi se Jude Bellingham i Real Madridit dhe Kylian Mbappe i PSG -së meritojnë të fitojnë trofeun më të madh individual për një lojtar.
“Ne kemi ende Kampionatin Evropian për të luajtur dhe ndeshjet vendimtare në Ligën e Kampionëve. Por në këtë moment, Mbappe dhe Bellingham janë lojtarët më të mirë në botë”, deklaroi Lewandowski për Bild.
Si Bellingham ashtu edhe Mbappe e kanë mposhtur Barcelonën këtë sezon në momentet më të rëndësishme.

Ishte dygolëshi i Mbappes që e largoi Barçën nga Liga e Kampionëve, ndërsa Bellingham shënoi golin e fitores në të dyja ndeshjet e El Clasico.
Lewandowski ndoshta ka të drejtë me vlerësimin e tij, “Topi i Artë” në fund do t’i shkojë lojtarit që fiton Ligën e Kampionëve dhe ndoshta edhe Euron në korrik.



