Lewandowski refuzon ofertën “e çmendur”
L

Lewandowski refuzon ofertën “e çmendur”

Mediumi spanjoll “Mundo Deportivo” njofton se Robert Lewandowski ka refuzuar një ofertë nga Arabia Saudite, që rrallë kush do ta refuzonte.

Sulmuesi polak dëshiron të vazhdojë të luajë në Evropë, ndoshta te Barcelona.

Një super ofertë, rreth 100 milionë në sezon, edhe më lart se ajo e mëparshmja, një shifër marramendëse, por që nuk e bindi përfundimisht ish-lojtarin e Bayern Munichut.

Për momentin sulmuesi nuk dëshiron të flasë për të ardhmen dhe është i fokusuar vetëm dhe ekskluzivisht në ndeshjen mes kombëtares së tij dhe Uellsit e planifikuar për të martën, një ndeshje që ai duhet ta fitojë absolutisht për t’u kualifikuar në Euro 2024.

Lewandowski aktualisht ka një kontratë njëvjeçare me Barcelonan, një marrëveshje që mund të zgjatet më tej për një sezon nëse luan në 55 për qind të ndeshjeve nga 45 minuta ose më shumë.

TË FUNDIT