Lewandowski refuzon ofertën “stratosferike”
L

Lewandowski refuzon ofertën “stratosferike”

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, po kalon një periudhë fntastike te Barcelona. Për vetëm 1 vit me katalonasit, ai dhe ka arritur të fitojë dy trofe. “Bomberi” polak së fundi ka refuzuar një tjetër ofertë “arabe”, teksa nuk e mendon aspak largimin nga “gjiganti” spanjoll.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat spanjolle, sulmuesi polak ka marrë sërish një ofertë “stratosferike” nga Arabia Saudite, por ai  nuk e ka në plan të largohet nga “blaugranat” para përfundimit të kontratës së tij, e cila skadon më 30 qershor të vitit 2026.

Ndërkaq, kutjojmë se në sezonin e parë te Barcelona, Lewandowski ka arritur të çoj topin plot 33 herë në rrjetë, si dhe të asistojë shokët e tij në 8 raste, në 46 përballjet e zhvilluara në të gjitha kompeticionet ku spanjollët ishin pjesëmarrës, ndërsa këtë sezon ka arritur të shënojë plot 23 gola dhe të regjistrojë 9 asistime, në 44 sfida.

TË FUNDIT