Robert Lewandowski, së bashku me Rafinhan dhe Lamine Yamal kanë qenë protagonistë absolutë në triumfin 5-1 të Barcelonës në “La Ceramica” kundër Vijarrealit.
Polaku ka shënuar dy golat e parë të Barcelonës, që i kanë shtruar rrugën suksesit të skuadrës së drejtuar nga Hansi Flcik.
Duke folur për ndeshjen, Lewandowski ka deklaruar se ky triumf shkon për kapitenin Marc Andre Ter Shtegen, i cili pësoi një dëmtim të rëndë në gju në fundin e pjesës së parë.
“Ne e dimë se duhet të jemi të durueshëm, por pavarësisht se kemi lojtarë të rinj, e dimë se si duam të luajmë, kështu mësojmë nga ekipi i të rinjve. Ne gjithmonë mendojmë dhe kërkojmë se si të luajmë më mirë dhe të përpiqemi të shënojmë gola. Sa për kapitenin Ter Shtegen është e vështirë të thuash diçka. Ai është në spital, por shpresoj… Nuk e di. Është e vështirë të flasësh për të. Por kjo fitore është për të”, tha sulmuesi.

Lewa ka folur edhe për ecurinë e tij para portës në këtë sezon, ku është golashënuesi më i mirë në La Liga 6 gola.
“Në këtë sezon ne kërkojmë më shumë pasime ose krosime në zonë dhe kjo është zona ime. Tani mund të kem shumë më tepër kontakt me topin”, ka theksuar sulmuesi veteran.



