Liga e Kampionëve, spikat derbi Real Madrid – Milan
L

Liga e Kampionëve, spikat derbi Real Madrid – Milan

Sot zhvillohen nëntë ndeshje të xhiros së katërt të edicionit 2024/25 në Ligën e Kampionëve.

Më interesantja padyshim pritet të jetë ajo në mes të dy rivalëve të vjetër evropian Real Madridit dhe Milanit, e cila zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’ me fillim nga ora 21:00.

Takime të forta dhe shumë interesante pritet të jenë edhe ato në mes të Liverpoolit dhe Bayer Leverkusenit, si dhe Lille-Juventus, të cilat gjithashtu luhen në orar të njëjtë.

Manchester City do të luajë në udhëtim te Sporting Lisbona, Borussia Dortmundi do ta presë Sturm Grazin, teksa RB Leipzig është mysafir i Celticut.

Në ndeshjet tjera të mbrëmjes, PSV Eindhoven e pret Gironan, Dinamo Zagrebi luan në udhëtim te Slovan Bratislava dhe Bologna është nikoqir i Monacos.

TË FUNDIT