Xhiro e katërt në garën më të madhe për klube, Ligën e Kampionëve vazhdon edhe sot me nëntë ndeshjet e radhës.
Padyshim që vëmendja e adhuruesve të futbollit do të jetë në “Giuseppe Meazza”, ku do të përballen dy gjigantët evropianë, Inter dhe Arsenal.
Të dyja skuadrat kanë marrë nga shtatë pikë në tri ndeshjet e para dhe pritet një ndeshje spektakolare në Itali.
Barcelona do të ketë punë në udhëtim te Crvena Zvezda, derisa Bayern Munich e pret Benfican me fillim nga ora 21:00.
Duel i zjarrtë pritet edhe në “Parc de Princes”, me PSG që takohet me Atletico Madridin.
Sfidë shumë interesante do të zhvillohet në Gjermani me Stuttgartin që pret Atalantën, derisa Sparta e Pragës që ka katër futbollistë shqiptarë në radhët e veta pret Brestin.
Dy ndeshjet e para që fillojnë nga ora 18:45 janë CLub Brugge – Aston Villa dhe Shakhtar Donetsk – Young Boys Bern.



