Përveç formatit, Champions League ndryshon edhe himnin e saj mitik. Sipas zyrtarëve pranë UEFA-s mësohet se ndeshjet e garës më prestigjioze për klube do të paraprihen nga himni i ri i Championsit.
Mësohet se ndryshe nga çfarë kemi dëgjuar deri më tani kënga do të vazhdojë të jetë po ajo e kompozuar nga britaniku Tony Britten në 1992, por me një ndryshim të vogël. Duke nisur nga ky sezon do të rikthehet edhe një herë versioni i orkestruar i himnit të famshëm. Për herë të fundit ky version u këndua në edicionin 2005-2006.



