Banorët e Gumnasellës ankohen për rrugën kryesore të pashtruar prej 20 vitesh (VIDEO)
B

Banorët e Gumnasellës ankohen për rrugën kryesore të pashtruar prej 20 vitesh (VIDEO)

Banorët e fshatit Gumnasellë në Lipjan po përballen me probleme infrastrukturore, pasi rruga kryesore e fshatit ka mbetur e pashtruar për më shumë se 20 vite.

“Jemi ankuar disa herë në komunë, por nuk ka asnjë reagim”,  thotë një nga banorët për emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, përcjell AutoPortali.

Ata kërkojnë nga autoritetet komunale që të ndërhyjnë për rregullimin e rrugës, e cila është e domosdoshme për lëvizjen e tyre të përditshme.

Ndiq detajet, në videon e mëposhtme:

TË FUNDIT