Në disa zona të Kosovës, sot janë raportuar erëra të forta.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se përkundër se parashihet mot me diell dhe vranësira të pakta, nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara dhe rrufe në disa pjesë të territorit.
Kështu Lipjani është përfshirë sot nga erëra të fuqishme, përcjell AutoPortali.
Pamjet e publikuara në Meteo Kosova tregojnë rrugë të mbuluara nga pluhuri dhe pamje të turbullta të shkaktuara nga forca e erës.
IHMK bën thirrje për kujdes të shtuar në zonat ku mund të ketë rrufe, sidomos për ata që qëndrojnë në ambiente të hapura gjatë pasdites.



