Lista e 20 futbollistëve më të paguar në Evropë, i pari është emër befasues
L

Lista e 20 futbollistëve më të paguar në Evropë, i pari është emër befasues

Të gjithë e kanë një ide kur bie fjala se kush janë futbollistët më të paguar në Evropë, por emri i cili kryeson listën e tyre mund t’iu befasojë.

Futbollistët e nivelit të lartë botëror paguhen jashtëzakonisht shumë, ani pse shumica nga ta nuk bëjnë pjesë në mesin e atletëve më të paguar në botë.

Këta janë ata që nuk luajnë në Evropë, por kjo nuk do të thotë se emrat më të mëdhenj në Ligën e Kampionëve nuk fitojnë aq shumë para.

Kylian Mbappe deri sa ishte pjesë e PSG-së ishte lojtari më i paguar në Evropë. Francezi fitonte 60 milionë euro në vit tek Parisi dhe kjo duke mos marrë parasysh bonuset.

Sidoqoftë, që prej se u largua nga Ligue 1 për t’u transferuar tek Real Madridi, 25-vjeçari tani ka një pagë prej 26.3 milionë eurosh në vit dhe kjo ka bërë që ai të bie i treti në listë.

Kjo për shkak se Frenkie De Jong përfiton 31.5 milionë euro në vit në ‘Camp Nou’, duke e bërë atë futbollistin më të paguar në Evropë.

Bashkëlojtari i De Jong, Robert Lewandowski është lojtari i dytë më i paguar, me polakun që merr rreth 28 milionë euro çdo sezon në Kataloni.

Ka një diference të konsiderueshme mes Mbappes dhe Harry Kane, i cili përfiton 21 milionë euro në vit tek Bayern Munichu.

Të radhës në listë janë dyshja e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne dhe Erling Haaland, që paguhen 20.8 milionë euro dhe 19.5 milionë euro respektivisht.

Lista e plotë e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë:
1.Frenkie de Jong – 31.5 milionë euro
2.Robert Lewandowski – 28 milionë euro
3.Kylian Mbappe – 26.3 milionë euro
4.Harry Kane – 21 milionë euro
5.Kevin De Bruyne – 20.8 milionë euro
6.Erling Haaland – 19.5 milionë euro
7.David Alaba – 18.9 milionë euro
8.Dusan Vlahovic – 18.7 milionë euro
9.Mohamed Salah – 18.2 milionë euro
10.Casemiro – 18.2 milionë euro
11.Manuel Neuer – 17.6 milionë euro
12.Jude Bellingham – 17.5 milionë euro
13.Vinicius Junior – 17.5 milionë euro
14.Jan Oblak – 17.5 milionë euro
15.Thomas Muller – 17.2 milionë euro
16.Romelu Lukaku – 16.9 milionë euro
17.Raheem Sterling – 16.9 milionë euro
18.Leroy Sane – 16.8 milionë euro
19.Ousmane Dembele – 16.8 milionë euro
20.Joshua Kimmich – 16.4 milionë euro

TË FUNDIT