Liverpool e ka gjetur trajnerin e ri
L

Liverpool e ka gjetur trajnerin e ri

Në fund të këtij sezoni, Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpool, ky është një fakt i pakthyeshëm, por enigmë mbetet se kush do të jetë pasuesi i tij. Sky Sport ka një emër, madje e bën të kryer, Ruben Amorim. Sipas prestigjiozes britanike, Amorim dhe drejtuesit e Liverpool kanë gjetur akordin ndërmjet tyre. Trajneri aktual i Sporting Lisbonas pritet të firmosë një kontratë 3-vjeçare me klubin e kuq.

Pasi kanë marrë bekimin e trajnerit, drejtuesit e Liverpool tani duhet të bindin edhe klubin portugez që të lë të lirë Amorim. Tekniku portugez është shumë pranë titullin kampion pasi aktualisht ndodhen +4 nga vendi i dytë dhe me një ndeshje më pak. Amorim vlerësohet shumë për punën e bërë në krye të Sporting Lisbonës pasi ka arritur të fitojë një titull në sezonin 2020-21, një Superkupë dhe 2 Kupa Lige.

TË FUNDIT