Llapi pëson humbje të thellë në Danimarkë
L

Llapi pëson humbje të thellë në Danimarkë

Llapi ka pësuar humbje të thellë 0-6 në udhëtim te Brondby në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Skuadra daneze e filloi furishëm ndeshjen, ku qysh në minutën e 16-të realizuan për 1-0 me anë të Yuito Suzukit, ndërsa Klaiber ishte asistuesi.

Për 2-0 u përkujdes Ohi Omoijuanfo (21’), me një asistim perfekt nga Sebulonsen.

Tre minuta më vonë, Wass asistoi te Filip Bundgaard që realizoi golin e tretë të Brondbyt.

Golin e katër për vendasit e shënoi Noah Nartey, pasi u asistua nga Bischoff në minutën e 40-të.

45 minutat e dytë ishte një tjetër rrjedhë e ndeshjes, pasi u shënua vetëm dy gola.

Natyrisht se dominimi ishte i Brondbyt, por që Llapi kishte intervalet e tyre kur dilnin përpara.

Sulmi i skuadrës nga Podujeva nuk ishte në elementin e tyre për këtë përballje, duke mos arritur të krijonin shumë.

Skuadra daneze shënoi për 5-0 me anë të Mathias Kvistgaarden, që realizoi në minutën e 89-të.

Vetëm një minutë më vonë, Brondby vulosi fitoren e tyre në 6-0 me golin e Oscar Schwartau (90′).

Ndeshja e dytë zhvillohet në javën e ardhshme në “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

TË FUNDIT