Llapi publikon çmimet e biletave për ndeshjen me Brondbyn
L

Llapi publikon çmimet e biletave për ndeshjen me Brondbyn

Skuadra e Llapit nesër luan ndeshjen e kthimit ndaj Brondbyt.

Ndeshjen e parë, Llapi e humbi me rezultatin e thellë 6-0, ndërsa nesër luhet takimi i kthimit në “Zahir Pajaziti”.

Në prag të ndeshjes, Llapi ka lëshuar në shitje biletat, të cilat kushtojnë 5 euro në perëndim, e 3 euro në veri e jug.

Ja njoftimi i klubit:

“Njoftim për biletat e ndeshjes KF Llapi – Brøndby IF

Ju njoftojmë se shitja e biletave për ndeshjen e vlefshme të raundit të dytë kualifikues të UEFA Europa Conference League, KF Llapi – Brøndby IF, fillon ditën e nesërme nga ora 11:00 pranë stadiumit “Zahir Pajaziti”

Sektori V3 do jetë i rezervuar për “Ultras Legjendat”, ndërsa sektori J1 për tifozët mysafirë.

Çmimi i biletave sipas sektoreve:
Perëndim – 5€
Veri & Jug – 3€

Kujtojmë që ndeshja KF Llapi – Brøndby IF zhvillohet nesër, 1 gusht në ora 17:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë”, shkruhet në njoftim.

TË FUNDIT