Llapi sot në “misionin e pamundur” ndaj Brondbyt
L

Llapi sot në “misionin e pamundur” ndaj Brondbyt

Llapi sot pasdite luan sfidën e radhës në arenën ndërkombëtare.

Llapjanët do të përballen me skuadrën e njohur daneze, Brondby në ‘Zahir Pajaziti’ në ndeshjen kthyese kualifikuese në Ligën e Konferencës.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me fitoren e thellë të Brondby (6-0) dhe  gjasat e llapjanëve për kualifikim janë vetëm teorike pasi është pak e besueshme se të besuarit e Tahir Batatinës mund të përmbysin rezultatin e lojës së parë.

Ndeshja Llapi-Brondby fillon në orën 17:00.

Kujtojmë se në rrethin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës tashmë e kanë siguruar dy skuadrat kosovare Drita dhe Ballkani.

TË FUNDIT