Llogaritë për titullin e kampionit në Formula 1
L

Llogaritë për titullin e kampionit në Formula 1

Dukej se gjithçka ishte gati në Baku, por aksidenti i Oscar Piastrit në xhiron e parë dhe vendi i shtatë (me shumë vështirësi) i Lando Norrisit në garën e dy javëve më parë, bënë që McLaren të mos e siguronte matematikisht titullin e konstruktorëve për sezonin 2025.

Megjithatë, këtë fundjavë në Singapor, ata kanë një “match ball” të dytë, në një pistë ku konsiderohen favoritë për një fitore të dyfishtë. Aktualisht, McLaren ka një epërsi prej 333 pikësh ndaj Mercedesit, ndërsa mbeten edhe 346 pikë në lojë në shtatë garat e fundit të sezonit.

Teorikisht, tri skuadra, përfshirë Ferrarin, kanë ende gjasa matematikore për titullin, por ato janë shumë të vogla. Nëse McLaren arrin të grumbullojë 13 pikë me të dy makinat në Singapor, do të shpallet automatikisht kampion, që do të thotë se mjafton një podium i vetëm nga Piastri ose Norris.

Në këtë mënyrë, ata do të barazonin rekordin për titullin më të shpejtë në historinë e konstruktorëve (me 6 gara të mbetura), rekord që e vendosi Red Bull në vitin 2023.

Nëse McLaren nuk lejon që Mercedes të marrë më shumë se 30 pikë diferencë, fiton titullin. Nëse McLaren nuk lejon që Ferrari të marrë më shumë se 34 pikë diferencë, fiton titullin. Nëse e arrijnë, kjo do të jetë kurora e dhjetë për McLaren në Formula 1 dhe e dyta radhazi, pas asaj të fituar në 2024-ën në garën e fundit përballë Red Bullit.

McLaren, gjithashtu është në rrugë të mirë për të fituar kampionatin e parë të pilotëve që nga koha e Lewis Hamiltonit në vitin 2008.

I vetmi që mund ta ndalojë është Max Verstappen, por edhe vetë holandezi duket se nuk beson te titulli i pestë radhazi: “Nuk kam jetoj me shpresa. Kanë mbetur edhe shtatë gara (69 pikë janë shumë), kështu që personalisht nuk mendoj për këtë”, tha holandezi në Baku. “Thjesht garë pas gare, siç kam bërë gjithë sezonin. Mundohem të bëj më të mirën, të marr sa më shumë pikë, dhe pas Abu Dabit do ta shohim”, përfundoi Verstappen, pa entuziazëm për të krijuar pritshmëri.

TË FUNDIT