Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka e ka fituar ndeshjen e parë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Loriana i ka nisur me sukses garat në Paris, duke fituan ndeshjen e parë të ditës së sotme dhe duke kaluar në raundin tjetër.
Pejania në këtë raund mposhti me ippon sllovenen Metka Lobnik në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Në raundin e 1/8-tës, Loriana do të ndeshet me ukrainasen Yelyzaveta Lytvynenko.



